Sugjerojmë:

Fiks për Shën Valentin: Ky scrub i bërë në shtëpi do na i bëjë buzët më të buta se kurrë më parë

Të gjithëve na pëlqejnë buzët e hidratuara mirë, pa të skuqura dhe të plasaritura bezdisëse. Me përdorimin e përditshëm të buzëkuqëve dhe me rritjen në moshë, ky problem na kthehet në një sfidë të vërtetë. Megjithatë edhe kjo e ka një zgjidhje dhe kjo e sotmja është tërësisht natyrale.

Image result for Lip Scrub

Ka një kosto të ulët dhe efikasitet të lartë, prandaj mos e lini pa provuar!

Ja çfarë ju nevojitet:

  • ¼ lugë gjelle me sheqer kaf
  • ¼ lugë gjelle me mjaltë
  • ¼ lugë gjelle me vaj kokosi
  • Balsam për buzët

Udhëzime:

  • Në fillim vendosni tek buzët një balsam zbutës.
  • Në një enë të vogël do të bashkoni sheqerin, mjaltin dhe vajin e kokosit. I përzieni mirë dhe më pas e aplikoni tek buzët. Thjesht  e lini të veprojë. Mos e fërkoni pasi kjo do të lëndonte buzët tuaja.
  • Në fund e hiqni me ndihmën e një letre. Pas kësaj aplikoni sërish balsam buzësh./neps.al

Lini një koment