Sugjerojmë:

Fileto peshku e mbushur me kajsi, domate dhe oriz

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
280
800 gr fileto peshku
100 gr kajsi
400 gr domate
2 speca
1 copë presh
2 thelpinj hudhre
1,5 decilitra supë perimesh
200 gr oriz
60 gr margarine
1 decilitër vaj vegjetal
1 limon

1.Fileton e peshkut priteni përgjysmë për së gjeri, pastrojeni dhe spërkateni me lëng limoni.

2.Në çdo copë të peshkut vendosni një copë kajsie, pastaj mishin bëjeni role dhe kapeni me një krujtese dhëmbësh, lyjeni me vaj, skuqeni dhe pasi të jenë skuqur hiqini nga zjarri.

3.Preshi, domatet dhe specat pritini në kuadrate, ndërsa hudhrat grijini shumë imët.

4.Zieni orizin në ujë me kripë, ndërsa lëvoren e limonit grijeni imët në rende.

5.Në pak vaj kaurdisni preshin dhe hudhrat, shtoni specat, pastaj domatet dhe kaurdisini derisa të zbuten të gjitha perimet.

6.Perimet e kaurdisura bashkojini me oriz, shtohen erëza sipas dëshirës.

7.Hidhni perimet brenda filetove të peshkut dhe vendosini në tavë derisa të piqen.

Komento