Sugjerojmë:

Fileto pule e gatuar me miell misri dhe lëng limoni, pjata e duhur për mysafirët tuaj!

4 fileto të holla pule
Kripë, piper të zi
1 lugë gjelle miell misri
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
3 thelpi hudhra të grimcuara
1 gotë lëng pule
2 lugë gjelle lëng limoni
1 tufë majdanoz e grimcuar

1.Marinoni filetot e pulës me kripë dhe piper.

2.I vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri për 3-4 minuta nga secila anë.

3.Më pas i kaloni filetot në një pjatë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine.

4.Ndërkohë në të njëjtin tigan shtoni gjalpin, hudhrat dhe i përzieni për 30 sekonda.

5.Shtoni lëngun e pulës, miellin e misrit dhe lëngun e limonit. E rrisni pak nxehtësinë dhe i lini për 3-4 minuta.

6.Më pas shtoni filetot e pulës dhe i lini në zjarr derisa salca të trashet pak, për gati 15 minuta.

7.I shtoni pak kripë e piper nëse është nevoja. Shërbejini të ngrohta me pak majdanoz dhe feta limoni sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment