Sugjerojmë:

Fileto pule e mbushur me shparguj dhe kërpudha për një shije të mrekullueshme

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
5 persona
Kalori:
277
5 fileto të mëdha pule
1 thelpi hudhër e grirë imët
¼ qepë e grirë imët
¼ lugë me kripë
1/8 lugë me piper të zi
6 shparguj mesatar
2 filxhanë me kërpudha
1 lugë gjelle me uthull molle
2 feta djathë

Ngrohni furrën në 200 gradë C. Brenda vendosni një tavë ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

Marinoni filetot e pulës me kripë, piper, hudhër dhe qepë.

Vendosni nga një shparguj në secilën fileto dhe rrotullojini. Brenda i vendosni djathin dhe i skuqni në një tigan.

Ndërkohë në një enë kombinoni kërpudhat, uthullën, hudhrën dhe kripën. I trazoni mirë dhe shtojani sipër mishit.

Tani hiqini nga zjarri, mbështillini me letër alumini dhe i vendosni për tu pjekur, rreth 20 minuta.

Hiqeni letrën e aluminit. Lërini të piqen edhe 20 minuta të tjera. Në fund e shërbeni nëpër pjata dhe shijojeni!

Komento