Sugjerojmë:

Fileto viçi në tigan me perime të stinës

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
5 min
Sugjerohet për:
Kalori:
260
400 gr mish viçi të prerë në feta të holla
300 gr domate qershi
50 gr vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Trumëz
Borzilok
Piper
Kripë

Filetot marinojini me kripë e piper dhe skuqini në tigan për pak minuta deri sa të marrin ngjyrë kafe të artë.

Për recetën e mishit të viçit me pomodorini, prisni në feta domatet dhe vendosini në një tigan me vaj, hudhrën e grirë disa degë trumzë, 5-6 gjethe borzilok të grirë dhe një copë spec djegës të freskët.

Lërini të gatuhen në zjarr të lartë për 2 minuta, më pas kriposini dhe vendosni tek filetot e mishit.

Lërini të pushojnë për 2 minuta, më pas shërbejini menjëherë.

Komento