Sugjerojmë:

Fillojeni ditën me një omëletë me kërpudha për një shije fantastike

2 vezë
55 gram kërpudha
1 qepë të njomë
1 lugë gjelle gjalpë
Kripë, piper

1.Në një tigan skuqni gjalpin.

2.Ndërkohë në një enë rrihni vezët me një pirun. Shtoni edhe qepën e njomë të grirë imët.

3.Tani e shtoni vezën tek tigani. Shtoni kripë e piper.

4.Pas disa sekondash shtoni kërpudhat.

5.Sapo të shikoni që veza është mpiksur e hiqni omëletën nga tigani dhe e bëni role.

6.Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment