Sugjerojmë:

Fiq të karamelizuar pa sheqer

Receta për një ëmbëlsirë origjinale, jo të zakontë dhe të shijshme. Por edhe aleate e një diete të shëndetshme. Fiqtë e karamelizuar pa sheqer janë aromatikë falë erëzave dhe mund të serviren në fund të një vakti, por edhe me kafenë e pasdites.

Përbërësit:

  • 25 fiq
  • 1 lugë e vogël kakao e hidhur
  • 30 gram portokaj ose fruta të sheqerosura (si ato që ka tek panetonet)
  • 1 shishe Vincotto (verë balsamike frutash)
  • disa gjethe dafine
  • pak kanellë
  • 120 gr bajame të thërrmuara
  • disa kokrra karafil

Përgatitja:

  • Prisni përgjysmë fiqtë, por mos i ndani komplet. Lërini të bashkuar tek bishti. Mbushini me bajamet e thërrmuara, frutat e sheqerosura dhe kakaon pluhur të cilat i keni bashkuar në një tas. Mbyllini fiqtë me kujdes.
  • Vendosini fiqtë në një tepsi dhe futini në furrën me nxehtësi 180 gradë për pak minuta duke i kthyer nga ana tjetër në mes të pjekjes. Kalojini tek vincotto, vendosini nëpër vazo duke vendosur në secilën gjethe dafine, kanellë dhe kokrra karafili.
  • Në fund, mbulojini me vin cotto (1 l për 25 fiq), vendosuni një peshë sipër dhe lërini të pushojnë për një ditë. Hiquni peshën pastaj dhe mbyllini hermetikisht vazot.

Lini një koment