Sugjerojmë:

Flokë të dëmtuar? Asnjë problem nëse keni banane dhe qumësht në frigorifer

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj agjentëve atmosferikë ose përdorimi i produkteve kimike agresive i bën flokët të thatë, pa jetë e të dobët. Në këtë rast, kripërat minerale, vitaminat, proteinat dhe aminoacidet e  bananeve do t’i shpëtonin ato. Do t’u rikthenin volumin dhe shkëlqimin. Për më tepër, ndiqni hapat:

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 4 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë kafe mjaltë

Kujdes se mos e bëni smoothie dhe ta pini! 😛 Qëroni bananen, priteni në feta dhe shtypeni me pirun. Shtoni gradualisht qumështin duke e përzier derisa të krijoni një përbërje homogjene. Aplikojeni në flokë të lagur dhe lëreni 20 minuta para se ta shpëlani.

Ju këshillojmë ta mbështillni kokën me qese në mënyrë që të përthithen më mirë përbërsit aktivë të kësaj maske.

Lini një koment