Fritata është një pjatë që të nderon gjithmonë. Edhe kur je shumë vonë për të bërë drekën ose darkën, rrih disa vezë, pak kripë, një dorë parmixhano të grirë, ca ingredientë të tjerë dhe erëza dhe ja tek kënaqët gjithë familjen. Sot do t’ju mësojmë fritatën me domate dhe borzilok. Shoqërohet shumë mirë me një sallatë me mashurka fagiolini.
Përbërësit:
6 vezë
200 gr domate pomodorini në formë gjatësore
6 gr borzilok
40 gr qepë të kuqe
50 gr parmixhano reggiano i grirë
¾ lugë e vogël piper i ëmbël
kripë e imët
vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Prisni qepën në feta të holla. Lani dhe thani pomodorinit dhe pritini më katërsh. Në një tas hidhni vezët dhe rrihini me rrahëse.
Tek vezët shtoni parmixhanon e grirë, kripën dhe piperin e ëmbël.
Përziejni edhe pak përbërësit, shtoni domatet e prera, qepën e prerë në feta dhe gjethet e pastruara të borzilokut.
Vazhdoni përzierjen derisa përbërësit të jenë unifrom, nxehni pak vaj në një tigan jongjitës dhe kur të jetë nxehur mirë, shtoni përbërjen, mbulojeni me kapak dhe lëreni për 10 minuta në zjarr të moderuar. Pastaj me ndihmën e kapakut ose të një pjate, kthejeni në anën tjetër. Vazhdoni gatimin e dhe për 5 minuta.
Shërbejeni të ngrohtë fritatën me domate dhe borzilok.
1.Për të përgatitur brumin në një enë bashkoni 8 përbërësit e parë përveç miellit. Miellin e shtoni gradualisht në fund pasi të keni krijuar një masë homogjene. 2.Për të përgatitur mbushjen, në një enë rrihni pudingun pluhur dhe qumështin....
1.Ngroheni furrën deri në 180 ° C. 2.Lyejeni me vaj tavën e posaçme 12 vendëshe për muffins. 3.Në një tas bashkoni miellin, sheqerin dhe pluhurin e pjekjes. 4.Përzijini mirë dhe shtoni vezët, mjaltin, xhenxhefilin dhe gjalpin. 5.Pastaj shtoni ujin...
1.Hidhini të gjithë përbërësit në blendër bashkë me 1 filxhan qumësht bajamesh dhe frulojini sa të jetë krijuar një smoothie. 2.Ju bëftë mirë! Ruaj Recetën
Lini një koment