Sugjerojmë:

Fytyra shumë e thatë? Kjo maskë natyrale është shpëtimi për ju!

Lëkura e thatë mund të jetë shkaku për kruajtjet e shpeshta, për ashpërsime dhe irritime të mëtejshme. Përdorimi i një maske natyrale është një mënyrë e sigurt për të hidratuar lëkurën tuaj dhe për ta zbutur atë së tepërmi.

Nuk bëhet fjalë për opsione të shtrenjta, pasi këtu në Neps.al ju sugjerojmë alternativë të përballueshme nga të gjithë.

Ja një maskë shumë efektive, për ju që keni një fytyrë të thatë.

Maska me avokado

Image titled Make a Homemade Face Mask for Dry Skin Step 1

Ju nevojitet:

  • 1 avokado
  • 2 lugë gjelle kos
  • 1 lugë çaji vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle mjaltë i lëngshëm

Udhëzime: 

  • Në një enë shtoni tulin e avokados dhe shtypeni mirë me ndihmën e një piruni.
  • Shtoni më pas kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin.
  • I përzieni mirë dhe aplikojeni maskën me duar tek fytyra.
  • Masazhojeni me lëvizje rrethore dhe e lini të veprojë për 15 minuta./neps.al 

Lini një koment