Sugjerojmë:

Gatuhen lehtë dhe janë të mrekullueshëm, recetën e kungujve të mbushur do t’ua kërkojnë të gjithë

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
25 min
Sugjerohet për:
5 persona
Kalori:
172
1 ½ kg kunguj të mëdhenj
750 gr mish i grirë
½ filxhan oriz
2 qepë mesatare të grira
Kopër
Kripë
Piper

1.Pastroni dhe lani kungujt, ndajini në mes për t’i mbushur më lehtë dhe dy gjysmat gërryejini përbrenda duke u lënë një boshllëk.

2.Në një tigan, skuqni qepët e grira, mishin dhe të brendshmet e nxjerra të kungujve.

3.Shtojuni edhe kopër, kripë, piper gjatë skuqjes.

4.Pasi të jenë bërë gati, hiqini nga zjarri dhe shtoni orizin.

5.Me këtë mbushje, mbushni gjysmat e kungujve, por deri në ¾ e tyre.

6.Shtrojini kungujt në një tavë dhe hidhini tavës ujë derisa kungujt të mbulohen paksa.

7.Piqini në furrë me 200 gradë, duke i parë herë pas here.

8.Kur njëra anë të jetë pjekur, kthejini në anën tjetër.

Komento