Sugjerojmë:

Gëzuar Ditën e Tiramisusë! Me këtë rast, po ju zbulojmë recetën e asaj me fiq dhe rikota

Tiramisu me fiq dhe rikota

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 0 minuta

21 marsi, përveçse dita e parë e pranverës, është edhe dita dedikuar ëmbëlsirës që ne e duam shumë, sidomos italianët: Tiramisusë. Pas një dimri të gjatë e të ftohtë, ku ka më mirë se të festohet pranvera me një ëmbëlsirë që na kthen buzëqeshjen e na ngre moralin. Sot do t’ju zbulojmë një variant të veçantë të tiramisusë: asaj me fiq dhe rikota.

Ingredientët

  • 40 gr biskota me drithëra
  • 100 gramë bajame pa cipë dhe të prera
  • 300 gr rikota e freskët
  • 3 lugë sheqer
  • 6 fiq të freskët

Udhëzimet

1

Grini biskotat dhe përziejini me bajamet.

2

Krijoni kremin duke përzier rikotën me sheqerin.

3

Vendosni nëpër gota një shtresë biskotash, një shtresë krem e kështu me radhë.

4

Dekorojeni fiq të larë dhe të prerë në copa.

Lini një koment