Sugjerojmë:

‘Gishtat e shtrigës’, s’kanë qenë ndonjëherë kaq të shijshme!

‘Gishtat e shtrigës’, s’kanë qenë ndonjëherë kaq të shijshme!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Pas gishtave të shtrigës në fakt fshihet një shije e mrekullueshme që kombinon përbërësit më të mirë të të ëmblave!

Ingredientët

  • 225 gram sheqer
  • 225 gram gjalpë
  • 1 vezë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • 1 lugë çaji kanellë
  • ½ lugë çaji arrëmyshk
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 400 gram miell
  • 1 filxhan kafe kakao

Udhëzimet

1

Në një mikser bashkoni gjalpin e shkrirë, me sheqerin dhe i rrihni 3 minuta. Shtoni vezën, vaniljen, arrëmyshkyn, pluhurin pjekës dhe kanellën. Vazhdoni t’i trazoni mirë.

2

Shtoni miellin dhe vazhdoni t’i përzieni. Nëse nuk keni një mikser elektrik mund t’i bëni manualisht me dorë në një enë të madhe.

3

Brumin e mbështillini me një letër kuzhine dhe e fusni në frigorifer për 1 orë.

4

Hapeni brumin në petë të madhe dhe e prisni në shirita të holla me ndihmën e një thikë.

5

I rrotulloni duke i bërë në format e gishtave, me pak majë në krye. Secilës i vendosni nga një bajame në fillim, sikurse në foto.

6

Ngrohni furrën ne 170 gradë celsius.

7

Merrni një tavë dhe rendisni në të “gishtat”, pasi keni shtruar një letër kuzhine më parë.

8

I lini të piqen për 7-12 minuta, varësisht sobës suaj. Kujdes: Mos i lini të digjen. Sa më të vogla biskotat, as më shpejt do të piqen.

9

Pasi të jenë pjekur, i lini pak të ftohen. I spërkasni me kakao pluhur dhe shijojini!

Lini një koment