Sugjerojmë:

Gjellë me bizele dhe patate. E do një pjatë?

Gjellë me bizele dhe patate. E do një pjatë?

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 40 minuta

Kohë me shi, prandaj na duhet një gjellë e mirë shtëpie të mbledhim mendjen e stomakun!

Ingredientët

  • 3 karota të prera në kubik të vegjël
  • 5 patate të vogla të prera në kubik
  • 3 gota ujë ose lëng perimesh
  • 2 lugë gjelle miell misri
  • 1 lugë gjelle vaj
  • 1 qepë e grirë imët
  • 1 degë selino
  • 3 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 filxhan me bizele të lara
  • 1 degë trumzë e freskët
  • Pak rigon
  • Kripë, piper për shije
  • ½ filxhan me verë

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me pak vaj skuqni qepën e grirë imët. Pas 4-5 minutash shtoni karotat, patatet, selinonë, hudhrat dhe erëzat e tjera.

2

I përzieni mirë për disa minuta dhe më pas shtoni lëngun e perimeve.

3

Pas 5 minutash shtoni bizelet dhe e lini gjellën në zjarr për 25-30 minuta.

4

Ndërkohë në një tas të vogël rrihni qumështin me miellin e misrit.

5

Tani ia shtoni gjellës dhe e përzieni mirë. I shtoni gjithashtu edhe verën dhe e lini në zjarr edhe për 5 minuta të tjera.

6

Nga fundi i rregulloni shijen sipas dëshirës me erëzat.

7

Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment