Gjethet e selinosë. Me to mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme në kuzhinë
Çfarë të bëjmë me gjethet e selinosë? Këtë perime e përdorim për supa, për t’u dhënë shije pjatave të ndryshme apo për të përgatitur koncentrate perimesh të bëra vetë. Gjethet e selinosë janë një lëndë e parë e shëndetshme dhe e lehtë për të përgatitur receta të shijshme.
Çfarë mund të gatuajmë me to?
Ju propozojmë dy receta: një pesto të shijshme dhe petulla të shijshme me selino
Receta e pestos
Përbërësit:
100 gr gjethe selino
50 gr bajame të qëruara
50 gr djathë parmixhano i grirë
Pak kripë e trashë
Pak lëng limoni
Vaj ulliri e.v
Përgatitja
Përzieni gjithë përbërësit në mikser dhe frulojini derisa të merrni një përbërje kremoze.
2. Receta për petulla me gjethe selinoje
Përbërësit:
100 gr gjethe selinoje
5 lugë miell
Ujë aq sa për të formuar brumin
1 lugë kafeje kripë
3 lugë gjelle parmixhan i grirë
2 lugë kafeje djathë pekorino i grirë
1 vezë
Vaj për skuqje
Përgatitja
Merrni gjethet e selinos dhe copëtojini me thikë.
Përgatisni brumin me miellin, ujin, djathërat, vezën dhe kripën.
Në fund shtoni gjethet e selinos tek brumi.
Sigurohuni që brumi të jetë ngjitës.
Skuqini petullat në vaj të nxehtë duke e marrë brumin me lugë.
Të jesh e zonja në kuzhinë nuk është e thjeshtë dhe të gjitha amvisat e kuptojnë mirë çfarë dua të them. Veçse të gatuash çdo ditë dhe të shqetësohesh se gjella, tava apo cilido gatim të dalë përfekt e...
Sistemi imunitar ka nevojë për të gjitha lëndët ushqyese që të funksionojë normalisht. Ja cilat janë disa nga ushqimet e shumëngjyrëshme që forcojnë sistemin tuaj imunitar: Ushqimet në ngjyrë të kuqe, portokalli dhe të verdhë janë të pasura kryesisht...
1.Vini një tenxhere të madhe me ujë të kripur në sobë. 2.Shtoni makaronat dhe gatuajini duke rezervuar 1 gotë ujë gatimi, pastaj kullojini. 3.Ndërsa makaronat gatuhen, ju bëni salcën. 4.Përgatisni proshutën në një tigan të madh derisa të marrë...
Lini një koment