Sugjerojmë:

Hurma e Arabisë, “fruti i shenjtë” i Ramazanit dhe përfitimet shëndetësore!

Hurmat e Arabisë rriten në vendet tropikale dhe janë një nga frutat më të përdorura  në kulturat e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Hurma dhe pema e saj konsiderohen si simbol i fuqisë, triumfit, bollëkut dhe besimit ndaj janë edhe simbol i muajit të Ramazanit.

Në Librin e Psalmeve të Dhiatës së Vjetër, një person me vepra të mira i ngjan një peme të hurmës së Arabisë. Gjithashtu muret e Tempullit të Solomonit thuhet se ishin të zbukurua me motive të hurmave dhe drurit të saj.

Mbajtja e një dege të drurit të hurmës në festivalet e shenjta është një urdhër në judaizëm. Ata që e mirëpritën Jezu Krishtin në Jeruzalem mbanin gjithashtu edhe degë hurme në duart e tyre. Të krishterët që sjellin hurmat nga Jerusalemi shpesh quhen “pelegrinë” në Europë.

Kurani i përmend hurmat 23 herë dhe kanë një vend të veçantë në historinë dhe kulturat islame. Në të vërtetë, myslimanët e konsiderojnë shijen e hurmave të shenjtë. Në arabisht, fjala për palmën e hurmës është “nahle” dhe fruti quhet “tar”. Në turqisht dhe në shqip fruti quhet “hurma”, sepse në arabisht do të thotë respekt.

Hurmat janë një element kryesor në sofra gjatë Ramazanit sepse sofra  e Profetit Muhamed kishte gjithmonë hurma.

Në kohë iftari, Profeti Muhamed e prishi agjërimin me hurma të freskëta ose të thata ose me një gllënjkë uji. Meqenëse zjarri besohet të jetë një shenjë e zemërimit, ai preferoi që agjërimi të prishet me ushqim të papërpunuar dhe të paprekur nga zjarri. Nëse nuk kishte hurma në tryezën e iftarit, ai fillonte me ujë, kripë ose ullinj.

Por gjithashtu hurma a Arabisë është një burim i pasur i fibrave, kaliumit dhe kalciumit, të cilët ndihmojnë në mbajtjen e trupit shëndetshëm.
Ato mund të ulin nivelin e kolesterolit në gjak,përmirësojnë aparatin tretës, parandalojnë aneminë dhe rrisin sistemin imunitar.

Lini një koment