Sugjerojmë:

I ëmbël sa më s’ka por pa sheqer! Si të përgatisni reçelin fantastik të verës


Reçeli është një nga prodhimet më të mira të verës, me frutat e sezonit mund të bëhen disa lloje dhe të ruhen për dimrin që frutat të jenë në një formë tjetër në tavolinat tona.

Përbërësit:

1 filxhan pemë të freskëta, zakonisht boronica, mjedra, manaferra, dredhëza mali, madje edhe pjeshka, kumbulla apo kajsi
rreth 4 lugë fara chia,
1 lugë shurup panje të bardhë,
2 lugë të vogla lëng limoni,
pak kripë.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit.
Më pas vendosini në frigorifer së paku gjysmë ore.
Ose mund t’i lini derisa të bëhet një masë e fortë dhe reçeli juaj do të jetë i gatshëm.

Lini një koment