Sugjerojmë:

I keni provuar unazat e qepës? Nëse jo ja tek e keni recetën fantastike

Veshtiresia
E lehte
Koha gatimit
15 min
Sugjerohet për:
6 persona
Kalori:
121
2 qepë të mëdha të grira imët
140 gram patatina
125 gram miell
3 vezë të mëdha
60 ml qumësht
Kripë, piper të zi
Borzilok i freskët

Me kujdes do të përpiqeni që qepët t’i zhvishni në rrathë, pa i prishur formën.

Në një qese kuzhine do të fusni patatinat dhe do t’i grini imët.

Ndërkohë në një enë bashkoni vezët, kripë, qumështin, borzilokun dhe piperin për shije.

Tek ena ku keni miellin do shtoni pak kripë dhe piper.

Merrni rrathët prej qepe dhe i lyeni me miell. Kalojeni tek masa me vezë dhe në fund tek patatinat.

Kështu do të veproni për çdo unazë prej qepe. Në fund do t’i skuqni me vaj. Ju bëftë mirë!

Komento