Sugjerojmë:

Ja receta e ballokumes, traditë e qytetit të Elbasanit

1 kg sheqer (jo i bluar)
1 kg mielli misri i situr
500 gr gjalpë i freskët
8 kokrra vezë
Gjysmë filxhani kafeje me ujë finje (përgatitet përmes hedhjes së dy-tre lugë gjelle nga hiri i zjarrit në një gotë me ujë. Lihet 30 minuta dhe më pas kullohet me kujdes)

1.Në një enë të madhe hidhet sheqeri dhe gjalpi i shkrirë.

2.Përzihet me një luge druri 30 minuta derisa masa të bëhet kremoze.

3.Më pas shtojmë një vezë dhe vijojmë përzierjen. Shtojmë vezën e dytë dhe vijojmë përzierjen me lugë druri, vijojmë po kështu me vezën e tretë dhe me rradhë.
4.Vijojmë pa ndërprerje përzierjen ndërsa shtojmë ujin e finjës (në mungesë të tij shtojmë pak qumësht)

5.Shtoni miellin e misrit me dorë gradualisht duke vijuar pa ndërprerje përzierjen me lugë druri derisa të keni mbaruar gjithë masën e miellit.

6.Trazohet fort me lugë druri që të mos krijohen kokrriza dhe masa të bëhet krejtësisht e njëtrajtshme.

7.Punoni me dorë masën derisa brumi të jetë aq i plotë sa të mos rrafshohet kur e mban në dorë.

8.Brumi ndahet në copa të cilave u jepet forma e rrumbullakët.

9.pas vendosen në një tavë të lyer me gjalpë dhe pudrosur me miell misri.

10.vendosen me një distancë nga njera tjera pasi vëllimi i tyre do rritet gjatë pjekjes.

11.Vendoset në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë. Shijojini!

Lini një koment