Sugjerojmë:

Ja si të përgatisni në shtëpi një sallatë kapriçoze

100 gr karrota
100 gr rrepa të kuqe
50 gr djath i butë
100 gr speca të kuq
50 gr proshutë e pjekur
200 ml majonezë
1 lugë mustardë
1 lugë uthull molle
Kripë

1.Presim në fije të holla perimet e lara dhe të pastruara.

2.I vendosim në një tas dhe i shtojmë kripën dhe uthullën e mollës duke i përzierë mirë.

3.Në të njëjtën mënyrë presim edhe djathin dhe proshutën dhe i shtojmë tek perimet.

4.Në fund shtojmë majonezën dhe mustardën duke i përzierë mirë deri sa perimet të mbushen me salcë.

5.E vendosim sallaten kapriçoze për të paktën 1 orë në frigorifer deri sa shijet të bashkohen me njëra -tjetrën, dhe me pas e servirim në një pjatë të shtruar me gjethe sallate jeshile.

Lini një koment