Sugjerojmë:

Ja si të përgatisni rizoton milaneze klasike

70 gr gjalpë
1 qepë e grirë
400 gr oriz i imët
100 ml verë e bardhë ose e kuqe sipas dëshirës
½ litër lëng mishi
6 lugë djathë kaçkavall i grirë
Gjysmë luge çaji pluhur shafrani
Kripë

1.Në një tenxhere shtoni 40 gr gjalpë, shkrijeni, dhe shtoni qepën e grirë për ta zbutur në zjarr të avashtë.
2.Hidhni orizin dhe përziejeni në flakë mesatare për 2-3 minuta.
3.Lageni me verë dhe kur kjo të jetë thithur, shtoni lëngun e mishit, pak nga pak, gjithnjë duke përzier.
4.Pas 15 minutash shtoni gjysmën e djathit kaçkavall, shafranin dhe përziejeni.
5.Në fund fare shtoni edhe gjalpin e mbetur duke përzier me kujdes.
6.Rizoto duhet të rezultojë mjaft i butë, i përzier mirë dhe në ngjyrë të artë.
7.Shërbejeni me djathin kaçkavall të tepruar.

Lini një koment