Jahni me mish viçi: Si të gatuajmë pjatën tipike shqiptare
1-1/2 kg tul mish viçi (i prerë në copa afërsisht 5 cm)
3 qepë mesatare të grira hollë
1 kokërr mesatare patate të prerë në kubikë (mund edhe mos ta shtoni, sipas preferencës)
4 lugë gjelle vaj ulliri
2 gjethe dafine (të thata ose të njoma)
2 domate të grira
2 lugë gjelle salcë domate (sipas preferences)
300 ml ujë
Kripë
Piper
Uthull
1.Me ndihmën e një letre kuzhine thani të gjitha lëngjet e mishit.
2.Më pas, vendosni një tenxhere me bazament të gjerë në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.
3.Lëreni të nxehet pak dhe hidhni mishin duke e kaurdisur derisa të skuqet.
4.Mishin lëreni të skuqet mirë nga të gjitha anët.
5.Më pas shtoni në tenxhere qepët e grira.
6.I kaurdisni derisa t’ju ulet volumi dhe të marrin ngjyrë të verdhë të artë, më pas shtoni patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisni bashkë, e më pas domatet.
7.I përzieni derisa volumi i domateve të bjerë.
8.Shtoni salcën e domateve, kripën, një lugë uthull, piperin dhe gjethet e dafinës. Kaurdisini dhe shtoni ujin.
9.Në momentin që masa nis të vlojë, ulni zjarrin duke lënë që gjella të gatuhet në nxehtësi të ngadaltë.
10.Tenxheren mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziejë në zjarr të avashtë, derisa mishi të jetë i butë.
11.Nëse doni që jahnia të jetë edhe më e lëngshme mund të shtoni edhe pak ujë tjetër, kjo varet nga preferenca juaj.
12.Kjo pjatë serviret e ngrohtë dhe për t’i shtuar edhe më shumë shijen mund t’i hidhen edhe disa pika uthull sipër.
1.Në një enë rrumbullake ose gota alumini vendosni petën e prerë ne formën e gotës.2. brenda 2 ullinj të prerë dhe pak djathë.3.Shtoni edhe vezën dhe pak kripë e erëza sipas dëshirës.4.Futeni të piqet në 200 gradë për 7-8...
1.Në një enë të thellë i hedhim të gjithë përbërësit dhe i përziejmë deri sa të formohet brumi. Nga glazura formojmë topa të vegjël, dhe i vendosim në tepsi për pjekje. 2.Lërini të piqen deri sa të marrin ngjyrë....
1.Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. 2.Në një tavë vendosni bukën e thekur të prerë në kubik të vegjël dhe i vendosni për t’i thekur për 5 minuta. 3Grini perimet në copa të vogla, ndërsa erëzat i prisni imët....
Lini një koment