Sugjerojmë:

Japrakë me lakër, të shijshme sa më s’ka!

Japrakë me lakër

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 50 minuta

Ingredientët

  • 1 lakër
  • 500 gram mish të grirë
  • 2 qepë
  • 2 thelpinj hudhra
  • 2 filxhan kafe oriz
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • Kripë dhe piper i zi
  • Vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle uthull

Udhëzimet

1

Fillimisht pastrojmë gjethet e lakrës nga kërcelli. Gjethet e pastruara i lëmë të ziejnë për 5 minuta në ujë me kripë dhe më pas i lëmë mënjëanë.

2

Qepën e presim në kubikë të vegjël dhe së bashku me hudhrën e kaurdisim sa të zbutet pak me një lugë vaj ulliri.

3

Në një tas vendosim mishin e grirë, shtojmë në të qepën e kaurdisur, orizin, kripën, piperin e kuq dhe piperin e zi.

4

I përziejmë mirë dhe fillojmë të mbushim gjethet e lakrës.

5

Vendosim në tryezën e punës një gjethe lakër mesatare, vemë një lugë gjelle kimë në qendër dhe fillimisht kthejmë anët dhe më pas e mbështjellim role.

6

Në një tenxhere grijmë 2-3 gjethe lakër dhe mbi to vendosim me radhë japrakët duke mos i lënë ato të lira.

7

Pasi t'i kemi përfunduar i spërkasim me 3 lugë vaj ulliri dhe më pas i mbulojmë me ujë të nxehtë.

8

Vendosim një pjatë mbi japrakët për t'i fiksuar mirë, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe i lemë japrakët të ziejnë në temperaturë mesatare për 50 minuta.

Lini një koment