Sugjerojmë:

Ju ka marr malli për kadaif? Ja tek e keni recetën

1 pako petë të gatshme ëmbëlsirash
500 gr kadaif
250 gr gjalpë të freskët
250 gr arra të thërrmuara
100 gr rrush të thatë
Për sherbetin:
1 kg sheqer
500 ml ujë
5-6 karafila
Dy lugë gjelle lëng limoni

1.Si fillim shkrini gjalpin e freskët.

2.Ndërkohë, arrat pasi t’i keni thërrmuar bashkojini me kadaifin, përzjeini bashkë me rrushin e thatë dhe shtoni edhe katër lugë gjelle nga gjalpi i shkrirë.

3.Hapni një petë të gatshme, spërkateni me disa pika gjalpë dhe kështu vijoni deri me 6 peta. Më pas, shtroni kadaif me arra dhe rrush të thatë në të gjithë sipërfaqen e petës dhe mblidheni në formën e rolesë.

4.Vijoni kështu derisa të mbarojë mbushja më kadaif.

5.Si fillim, roletë e përgatitura vendosini në frigorifer (jo në zonën e ngrirjes) dhe lërini të qendrojnë aty përreth 1 orë.

6.Më pas, roletë e përgatitura vendosini me rradhë në një tepsi dhe futeni më pas të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 170 gradë C për reth 50-60 minuta.

7.Pasi të piqet, lëreni të ftohet. Kur të jetë ftohur hidhini sipër në të gjithë sipërfaqen sherbetin e nxehtë.

8.Për përgatitjen e sherbetit mjafton të hidhni në një tenxhere ujin dhe sheqerin dhe lëreni derisa shurupi të trashet në formën e sherbetit.

Lini një koment