Sugjerojmë:

Kaçamak me miell misri, receta nga gjyshja

2 dcl ujë
1 lugë gjelle ajkë kuzhine
2 lugë gjelle miell misri
1 lugë gjelle kos
Pak djathë të grirë
  1. Marrim një enë të thellë dhe e mbushim me ujë. E kriposim dhe e vendosim mbi zjarr.
  2. Shtojmë ajkën e kuzhinës dhe e lëmë të vlojë.
  3. Kur uji me ajkë të ketë vluar e derdhim në të miellin e misrit gradualisht dhe e përziejmë vazhdimisht me një lugë druri derisa të trashet.
  4. Ulim temperaturën dhe e lëmë që të trashet ashtu në vete.
  5. Nëse duam t’i japim formë, duhet ta bëjmë këtë sa është i ngrohtë. Mund të shërbehet për tu ngrënë i ngrohtë apo i ftohtë.

Lini një koment