Sugjerojmë:

Kalcone furre me rikota dhe qepë

Kalcone furre me rikota dhe qepë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 42 minuta

Kalconet me rikota janë një recetë me origjinë pulieze që me kalimin e kohës ka pasur ndryshime të shumta. Madje disa preferojnë ta kombinojnë edhe me ragu ose salcë domatesh. Gjëja më themelore në këtë pjatë është thjeshtësia e saj në përgatitje dhe ushqyerja që garanton.

Ingredientët

  • Përbërësit (për 8 persona):
  • 1 kg miell
  • 2 vezë
  • 150 gram vaj
  • pak kripë
  • Për mbushjen:
  • ½ kg rikota
  • 1 kg qepë
  • 100 gram sheqer
  • 4 vezë

Udhëzimet

1

Zini brumin me ujë të vakët, vezët, vajin e kripën dhe formoni një top. Më pas lëreni mënjanë dhe filloni të përgatisni mbushjen duke i grirë qepët dhe duke i skuqur në pak vaj. Shtojuni nga pak ujë e kripë pak nga pak derisa të zbuten mirë. Hiqini nga zjarri dhe lërini mënjanë.

2

Punoni rikotën me sheqerin dhe shtoni qepët e skuqura së bashku me 4 vezët. Ndani masën në dy pjesë, ku njëra të jetë më e madhe se tjetra dhe këtë të fundit hapeni me një petëz mbi banakun e spërkatur me miell.

3

Vendoseni petën në një tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me miell. Shtroni qepët dhe përbërjen me rikota. Mbulojeni me petën tjetër duke i mbyllur mirë anët.

4

Lyejeni sipërfaqen me pak vaj dhe një vezë të rrahur me sheqer.

5

Piqeni në furrë të ngrohur në 200 gradë për 30 minuta.

Lini një koment