Sugjerojmë:

Karota furre krokante

Karota furre krokante

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një sallatë e thjeshtë dhe e lehtë perimesh që mund të kombinohet me të gjitha llojet e pjatave të dyta. Karotat krokante e të thekërisura në furrë janë gati për gjysmë ore, mund të shërbehen për çdo rast dhe kanë një aromë e shije unike.

Ingredientët

  • 500 gr karota
  • 1 qepë e njomë
  • 500 gr pazi
  • 1 thelpi hudhër
  • 40 gr bukë e thekur e grirë
  • 40 gr djathë grana padano i grirë
  • 2 degëza trumëz
  • Vaj ulliri e.v
  • Kripë
  • Piper

Udhëzimet

1

Pastroni, qëroni dhe lani karotat, pritini në shirita dhe gatuajini në avull për 5 minuta, vendosini në një enë dhe bashkojini me vaj ulliri e.v, kripë e piper, më pas shtoni 1 thelpi hudhër të grirë e përziejini mirë përsëri.

2

Grini qepën e njomë, kaurdiseni në një tigan me 3 lugë vaj dhe ndërkohë lani 500 gr pazi, vendosini në një tigan, mbulojini me kapak dhe gatuajini në zjarr të moderuar për 5 minuta.

3

Përgatisni një përzierje me 40 gr bukë të thekur të grirë, 40 gr djathë grana të grirë, gjethet e trumzës dhe 5 lugë vaj ulliri e.v. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë.

4

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius. Merrni një tavë, shtroni në të gjethet e pazisë, karotat, spërkatini me përzierjen aromatike dhe piqeni për 10 minuta. Kur sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë, hiqeni nga furra dhe shërbejeni menjëherë.

Lini një koment