Sugjerojmë:

Karrota dhe xhenxhefil që supa juaj të bëhet e preferuara e secilit që e provon

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 min
Sugjerohet për:
3 persona
Kalori:
493
400 gram karota
1.5 litër lëng perimesh
1 qepë
1 thelbi hudhër
1 lugë kafe xhenxhefil
3 lugë gjelle gjalpë
1 gotë kos

Në një tenxhere skuqni gjalpin, qepët e grirë imët dhe hudhrat.
Më pas shtoni karotën e grirë imët dhe xhenxhefilin pluhur. Shtoni lëngun e perimeve dhe e lini supën të ziejë.

Pas 20 minutash shtoni kripën dhe piperin. Kur supa të jetë gati, fikeni sobën dhe bëjeni kremoze me një ndihmën e një blenderi dore.

Në fund i shtoni kosin, trazojeni mirë dhe supa është gati. Ju bëftë mirë!

Komento