Kek i parezistueshëm me kakao dhe lëkurë portokalli

4 vezë
200 gr sheqer
230 ml qumësht
120 gr gjalpë
1 bustinë vanilje
Lëkurën e një portokalli
50 gr kakao
200 gr miell
2 lugë çaji pluhur pjekje

1.Bashkoni qumështin, gjalpin dhe lëkurën e portokallit në një tenxhere të vogël dhe vendoseni në zjarr të nxehte, por jo të valojë.
2.Ndërkohë, rrihni me rrahës elektrik vezët ,sheqerin, vaniljen e pak kripë derisa të krijohet një masë kremoze dhe me ngjyrë të qartë, rreth 5 min.
3.Bashkoni miellin,kakaon dhe pluhurin pjekës.
4.Përziejini me një lugë ,sitini dhe hidheni pjesë pjesë tek vezët e rrahura .
5.Përziejeni me kujdes me anë të një spatule nga poshtë lart .
6.Shtoni më pas përzierjen e nxehtë të qumështit duke e përzier me kujdes.
7.Masa do jetë si e ujshme.
8.Hidheni në një tavë të lyer më parë më gjalpë.
9.Futeni të piqet në furrë të paranxehur në 180 ° C për rreth 35 min ose derisa keku të rezultojë i thatë brenda.
10.Lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas spërkateni me sheqer pluhur .

Lini një koment