Sugjerojmë:

Kek me kakao dhe miell integral

Kek me kakao dhe miell integral

Persona: 4

Kur brenda shijes së mirë, ti gjen edhe pak kalori!

Ingredientët

  • 150 g miell integral
  • 100 g niseshte
  • 3 vezë
  • 125 g kos
  • 125 g vaj
  • 200 g sheqer
  • 1 fryrës keku me vanilje
  • 2 lugë kakako
  • 2 lugë miell

Udhëzimet

1

Rrahim vezët me sheqerin derisa të dyfishojnë vëllimin, shtojmë vajin dhe kosin pasi i kemi përzierë bashkë.

2

Shtojmë miellin ku kemi hedhur më parë fryrësin me vanilje dhe niseshtenë.

3

Brumin e formuar e ndajmë në dy pjesë, te njëra pjesë hedhim 2 lugë kakao dhe te tjetra dy lugë miell.

4

E vendosim në tavë të lyer më parë me gjalpë dhe miell. Shtrojmë pjesën e bardhë në fillim pastaj pjesën tjetër.

5

Me një shkop kuzhine krijojmë ca valëzime në brumë. E pjekim për 40 minuta në temperaturë 180 gradë. E shijojmë me çaj.

6

Shënim: Del më i bukur kur gatuhet me miell të bardhë pasi efekti dy ngjyrësh është më i theksuar.

Shënime

Receta e plotë marrë nga blogu i gatimit: papare_thebeautyofsmallthings

Lini një koment