Sugjerojmë:

Kek me kungull të verdhë

300 gr kungull të verdhë
250 gr miell
3 kokrra vezë
60 gr gjalpë
150 gr sheqer
50 gr niseshte
10 gr maja për ëmbëlsirë
30 gr sheqer pluhur për dekor

1.Qërojmë kungullin, i heqim farat dhe e presim në kuba të vegjël.

2.Në një tigan hedhim pak gjalpë dhe shtojmë kungullin e prerë.

3.E lemë të zbutet për rreth 10 minuta dhe me anë të një grirësi e grijmë deri sa e bëjmë brumë.

4.Në një enë hedhim vezët dhe sheqerin, dhe i rrahim deri sa arrihet një masë e fryrë.

5.Më pas shtojmë gjalpin dhe kungullin e verdhë të bërë brumë.

6.Në një tas hedhim përbërësit e thatë, miell, niseshte dhe maja.I përziejmë dhe më pas i hedhim tek përbërja e parë me kungull.

7.I përziejmë deri sa përzierja të bëhet homogjene.

8.Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe miell dhe shtojmë masën e përgatitur të kekut.

9.Tavën e futim në furrën e nxehur paraprakisht në 180 gradë dhe e lemë të piqet për 40 minuta.

10.Pasi keku të jetë pjekur e nxjerrim nga furra, e lemë të ftohet dhe sipër i hedhim sheqer pluhur.

11.Keku është gati të shërbehet.

Lini një koment