Sugjerojmë:

Kek me luleshtrydhe

1 filxhan gjalpë
3 gota sheqer
2 vezë
1 gotë qumësht
Kripë
Vanilje
1 lugë sodë buke
2 gota miell
Luleshtrydhe sipas dëshirës

1.Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180°.

2.Në një tas, rrahim gjalpin dhe sheqerin me rrahësin elektrik për tre minuta.

3.Shtojmë vezën dhe më pas qumështin pa e fikur rrahësin elektrik.

4.Hedhim kripën dhe vaniljen, ulim shpejtësinë e rrahësit dhe nëpërmjet një site, shtojmë miellin me sodën.

5.Hedhim brumin te tava e veshur me letër furre, vëmë sipër luleshtrydhe të ndara në mes pa i ngjeshur në brumë.

6.E pjekim kekun në furrë për 35-40 minuta.

7.Bëjmë provën me kruajtësen e dhëmbëve dhe nëse ajo del e pastër, keku është gati.

8.E lëmë të pushojë për dhjetë minuta në tavë, pastaj e vendosim mbi një grilë që të ftohet.

9.Në rast të kundërt, keku do të mbetet i lagësht poshtë. Keku ka shije më të mirë nëse konsumohet të nesërmen.

10.Ky kek është një ushqim mjaft i mirë për mëngjes, por edhe një ëmbëlsirë fantastike nëse shoqërohet me pak akullore me vanilje.

Lini një koment