Sugjerojmë:

Kek me mollë dhe rrush të thatë. Receta nga shef Renato

Kek me mollë dhe rrush të thatë

Koha e përgatitjes: 30 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Shoqëroni kafen e mëngjesit apo çajin e pasdites me kekun e mbushur me mollë dhe rrush të thatë. Receta është marrë nga faqja zyrtare e shef Renato Mekollit ku gjen një larmishmëri pjatash të shijshme e të kuruara deri në detaj. Shijojeni!

Ingredientët

  • 200 gr miell me fryrës për kek
  • 100 gr sheqer
  • 200 ml qumësht
  • 50 gr rrush të thatë
  • 50 gr lajthi
  • 2 vezë
  • 1 mollë e verdhë
  • 2 lugë kanellë
  • 1/2 bustinë pluhur pjekës
  • 1 bishtajë vanilje
  • 1 lëkurë portokalli
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Në fillim vendosim rrushin e thatë në një enë të vogël me ujë të ftohtë, që të zbutet. Më pas, në një tas të madh, rrahim me mikser të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin, vaniljen, kanellën dhe lëkurën e portokallit të kaluar në rénde, derisa të formohet një masë kremoze.

2

Shtojmë me radhë qumështin, miellin, pluhurin pjekës, gjalpin dhe vazhdojmë përzierjen në mikser, derisa masa të njëtrajtësohet.

3

Rrahim veç të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me një lugë në brumin që përgatitëm më parë. Në fund shtojmë edhe rrushin e thatë, lajthitë dhe mollën e prerë në kube.

4

E përziejmë mirë masën dhe e vendosim në një tavë keku 25x25 cm, të cilën e kemi lyer fillimisht me gjalpë dhe miell.

5

E pjekim në furrë të ngrohur më parë, për 45 minuta në temperaturë 170 gradë. Përpara se ta shërbejmë, e lëmë të paktën 30 minuta që të kullojë dhe të ftohet.

Lini një koment