Kek me rikota dhe dardhë, i shkrifët dhe i veçantë në shije
200 gr miell
50 gr niseshte misri
150 ml qumësht
2 dardhë të pjekura
1 bustinë maja
100 gr sheqer
50 ml vaj farash luledielli
250 gr rikota
1.Rrihni vezët me sheqerin derisa të përftoni një përzierje shkumoze. 2.Shtoni qumështin, rikotën dhe vajin, më pas përziejini mirë të gjithë përbërësit. 3.Shtoni miellin, niseshtenë e majanë dhe përziejini mirë duke u siguruar të homogjenizohen të gjithë përbërësit. 4.Merrni një tepsi dhe shtroni letër furri në të. Shtoni aty gjysmën e brumit , më pas prisni dardhët në feta dhe vendosjani sipër. 5.Në të njëjtën mënyrë veproni edhe me gjysmën tjetër të brumit dhe mbulojeni sipërfaqen e tij me dardhë të prera në feta të holla. 6.Piqeni në 160 gradë Celsius për 25-30 minuta , lëreni të ftohet dhe spërkateni me sheqer pluhur.
1.Ngroheni furrën në 200 ° C. 2.Nxehni 1 lugë gjelle vaji në një tigan të mesëm mbi nxehtësinë mesatare. 3.Shtoni suxhukun dhe gatuajeni duke e thyer atë në copa dhe duke e gatuar deri sa të marrë ngjyrë kafe...
1.Pastrojini mirë kërpudhat dhe pritini në feta të holla.2.Vendosini të marinohen në masën e përgatitur më parë me një lugë vaji, lëng limoni dhe pak majdanoz të grirë.3.Shërbejini pas 15 minutash duke i shoqëruar me biskotat e orizit.4.Kompletojeni vaktin...
1.Si fillim vëmë ujin të vlojë për makaronat. 2.Pasi uji të ketë valuar vemë makaronat të ziejnë. 3.Marrim përbërësit që të përgatitim salcën me avokado. 4.Në një blender hedhim avokadon, hudhrën, borzilokun, lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 5.Gjatë...
Lini një koment