Sugjerojmë:

Keni dëgjuar për dietën me bazë proteinat? Ja si funksionon

Dietat me proteina të larta dhe me karbohidrate të ulëta, si “Dieta Atkins”, janë promovuar gjerësisht si plane efektive për humbjen e peshës. Këto programe zakonisht rekomandojnë që 30% – 50% të kalorive totale te merren nga proteinat.

“Shoqata Amerikane e Zemrës” rekomandon marrjen e 10% – 35% të kalorive tuaja ditore nga proteinat. Kjo është rreth 46 gram proteina për gratë  dhe 56 gram për burrat.

Si funksionojnë dietat me karbohidrate të ulëta?

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trupin. Pa karbohidrate të mjaftueshme për energji, trupi zbërthen yndyrën në ketone. Ketonet bëhen burimi kryesor i karburantit për trupin. Kur ketonet bëhen burimi kryesor i karburantit, kjo e vë trupin tuaj në një gjendje të quajtur ketozë.

Kur rezervat tuaja të yndyrës bëhen një burim kryesor energjie, mund të humbni peshë.

Rreziqet e dietave me proteina të larta dhe karbohidrate të ulëta

Disa ekspertë kanë ngritur shqetësime në lidhje me dietat me proteina të larta dhe me karbohidrate të ulëta.

-Kolesterol i lartë.

Disa burime proteine ​​si mishi, produktet e qumështit dhe ushqime të tjera me shumë yndyrë mund të rrisin kolesterolin, duke rritur shansin tuaj për sëmundje të zemrës. Sidoqoftë, studimet treguan se njerëzit në dietën Atkins për deri në 2 vjet në të vërtetë kishin ulur nivelet e kolesterolit “të keq”.

-Problemet me veshkat.

Nëse keni ndonjë problem me veshkat, ngrënia e tepërt e proteinave vë në ngarkim të mëtejshëm veshkat tuaja. Kjo mund të përkeqësojë funksionin e veshkave.

-Osteoporoza dhe gurët në veshka.

Kur jeni në një dietë me proteina të larta, mund të urinoni më shumë kalcium se normalisht. Ka raporte kontradiktore, por disa ekspertë mendojnë se kjo mund ta bëjë më të mundshme osteoporozën dhe gurët në veshka.

A është e duhur për ju një dietë me pak karbohidrate?

Nëse po mendoni për një dietë me proteina të larta, konsultohuni me mjekun ose një dietolog për të parë nëse është në rregull për ju. Ato mund t-ju ndihmojnë me një plan që do të sigurojë që jeni duke marrë mjaftueshëm fruta dhe perime.

Lini një koment