Sugjerojmë:

Keni provuar sallatë me patate të ëmbël? Kjo është receta ideale

3 patate të ëmbla të mëdha, të qëruara dhe të prera në kubikë
4 lugë gjelle vaj ulliri extra të virgjër
2 lugë gjelle uthull
1 lugë çaji kripë
¼ lugë çaji piper
½ luge çaji sheqer
1 lugë gjelle mustardë me fara
2 kupa rukola

1.Nxehni furrën në 220 gradë C.

2.Në një tas të madh, përzieni patatet, 2 lugë gjelle vaj ulliri, ½ lugë çaji kripë dhe piperin.

3.Vendosini patatet në një tavë të mbuluar me letër kuzhine dhe lërini të piqen derisa të kenë marrë një nuancë të lehtë kafe dhe të jenë zbutur, 20-25 minuta.

4.Lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

5.Përzieni uthullën, mustardën, sheqerin dhe pjesën e mbetur të vajit dhe kripës.

6.Në një enë të madhe hidhni patatet dhe rukolën dhe mbulojeni me përzierjen që përgatitët.

Lini një koment