Këshilla nga dermatologët: Këto ushqime reduktojini nga dieta juaj ushqimore
Nuk është sekret të themi se për lëkurë të bukur nga jashtë ndikon organizmi nga brenda. Ajo që hamë ka një efekt masiv jo vetëm në peshën e trupit, shëndetin dhe gjendjen e përgjithshme, por edhe tek lëkura, flokët dhe thonjtë.
Lëkura nuk duhet kurrësesi të jetë e thatë, por as e tepër e yndyrshme, prandaj nëse lëkura prodhon më tepër vaj që çon dhe në krijimin e puçrrave atëherë duhet bërë kujdes me dietën ushqimore.
Disa ushqime mund të shkaktojnë prodhimin e tepërt të sebumit(yndyrës) dhe sipas disa nutricionistëve dhe dermatologëve këto janë ushqimet që ndikojnë në vajin e tepërt të lëkurës tuaj.
1.Kripa
Konsumi i kripës së tepërt mund të shkaktojë dehidrim, mbajtje të ujit, ënjtje dhe rrathë poshtë syve. Por kjo gjithashtu mund të çojë në një rritje të niveleve të vajit, ndërsa lëkura përpiqet të luftojë dehidrimin e shkaktuar nga kripa.
2.Mishi i kuq
Mishi i kuq (të tilla si salçiëe, mish viçi, qengji dhe proshutë) mund të jenë të larta në yndyrna të ngopura të cilat mund të rrisin inflamacionin në lëkurë. Ky inflamacion i tepërt mund të shkaktojë prodhim të tepërt të vajit.
Mishi i kuq mund të zëvendësohet me mish shpendësh ose peshk.
3.Sheqeri
Hulumtimet kanë treguar se ushqimet me nivel të lartë të sheqerit rritin prodhimin e IGF-1, një hormon peptid që stimulon rritjen, por gjithashtu mund të shkaktojë prodhimin e tepërt të yndyrës.
4.Karbohidratet e rafinuara
Ashtu si sheqeri, ushqimet me karbohidrate të rafinuara (buka e bardhë, makarona të bardha, oriz të bardhë) gjithashtu mund të rrisin prodhimin e IGF-1, gjë që mund të shkaktojë një mbiprodhim të yndyrës së lëkurës.
5.Bulmeti
Asnjëherë nuk duhet tepruar me konsumimin e qumështit, për shkak se produktet e qumështit me cilësi të lartë janë të lidhura me përfitime të tjera shëndetësore.
Sipas disa kërkimeve qumështi i skremuar mund të ketë një efekt më të madh në IGF-1 dhe mundëson rritjen e nivelit të yndyrës.
Natyrisht, vlen të përmendet se nuk është e nevojshme të hiqen plotësisht nga dieta këto grupe ushqimore, por të kufizohen për një periudhë kohe.
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Pushimet e verës për prindërit e rinj, të cilët kanë një bebe të porsalindur janë një sfidë jo pak e rëndësishme. Shpesh përballë kësaj situate ata përballen me pyetjen nëse duhet të bëjnë pushime në bregdet apo jo. Gjithmonë...
Lini një koment