Sugjerojmë:

Këto pancakes janë kaq të shijshme e të thjeshta për t’u përgatitur

Veshtiresia
E thjeshtë
Koha gatimit
20 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
një filxhan çaji me miell
2 lugë sheqer
2 lugë çaji sodë buke
1 filxhan qumësht
gjysëm luge çaji me kripë
2 lugë gjalpë ose vaj vegjetal
një vezë e madhe
mjaltë, reçel, krem pana të ëmbël, shurup çokollate (sipas dëshirës)

  1. Ngrohni furrën në 200 gradë.

2. Duhet të keni një letër rezistente ndaj nxehtësisë për t’i mbajtur të ngrohta pancakes.

3. Në një tas të vogël përzieni bashkë miellin, sheqerin, sodën dhe kripën.

4. Në një enë mesatare rrihni vezën së bashku me qumështin dhe gjalpin. Shtoni përbërës të thatë në përzierjen e qumështit derisa të arrijë një masë më të trashë.

5. Përdorni një tigan të madh i cili nuk ngjit. Vendosni letrën e gatimit dhe lyejeni me vaj.

6. Për çdo pancake hidhni 2 deri në 3 lugë të masës së përgatitur dhe përhapeni në formë rrethore me pjesën e pasme të lugës.

7. Gatuajini 1-2 minuta derisa në sipërfaqe të ketë disa flluska dhe disa të kenë plasur.

8. Rrotullojini në anën tjetër në mënyrë që të skuqen në të dyja anët.

9. Pasi pancakes të jenë skuqur, vendosini në një pjatë dhe mbulojini me letër alumini në mënyrë që të qëndrojnë të ngrohta në furrë.

10. Mund t’i kombinoni me shije të ndryshme: me fruta, mjaltë, shurup, çokollatë, etj.

Komento