Sugjerojmë:

Kjo është sallata më e mirë që keni provuar me vezë!

8 vezë të ziera mirë
½ filxhan me kos grek
1 lugë gjelle mustardë
1 lugë gjelle lëng limoni
Kripë, piper për shije
1 qepë e njomë e grirë imët

1.Në një tas të vogël kombinoni kosin, qepën e njomë, lëngun e limonit, mustardë, pak kripë, piper dhe i përzieni mirë. I lini në frigorifer për pak minuta.

2.Pasi të keni zierë mirë vezët, i ftohni me ujë, i qëroni me kujdes dhe i prisni në copa të vogla.

3.I shtoni në një tas të madh dhe tani i shtoni sipër salcën që përgatitët më parë.

4.I përzieni me kujdes të gjitha bashkë dhe sallata është gati për t’u shijuar!

5.Nëse është nevoja mund t’i shtoni sërish pak kripë dhe piper.

Lini një koment