Sugjerojmë:

Klasike, por plot shije: Tortelini me proshutë dhe kërpudha

250 gr tortellini me proshutë
150 gr kërpudha
125 ml pana
Gjalpë
Parmixhano
Vaj ulliri
Kripë
Piper

Si fillim lajmë dhe presim kërpudhat.

Në tigan hedhim pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe shtojmë kërpudhat.

Sa kërpudhat të skuqen pak shtojmë panën.

U hedhim pak kripë e piper dhe i lemë të ziejnë deri sa masa të trashet.

Gjatë kësaj kohe vemë tortelinit të ziejnë në ujë të valuar.

I lemë të ziejnë për 4-5 minuta.

Më pas i kullojmë dhe i shtojmë tek salca e kërpudhave.

Nëse janë shumë të thata shtojmë dhe një gotë lëng nga makaronat.

Lini një koment