Sugjerojmë:

Kombinim më special të salmonit me spinaq e gjeni në këtë recetë

800 gram fileto salmoni
1 kg spinaq
100 gram salcë kosi
1 thelbi hudhër
1/2 tufë kopër
Vaj ulliri
Kripë, piper

1.Lajmë spinaqin dhe u heqim gjetheve pjesën e bishtit.

2.Skuqim salmonin dhe ndërkohë përgatisim salcën e kosit.

3.Vendosim në një enë salcën e kosit bashkë me kripën, piperin, vajin e ullirit dhe koprën e grirë hollë. I përziejmë përbërësit dhe nëse duhet i shtojmë pak ujë.

4.Kur salmoni të jetë skuqur, e lëmë mënjanë dhe vendosim në të njëjtin tigan spinaqin, duke e përzierë lehtë.

5.Në pjatë vendosim fillimisht spinaqin, sipër tij salmonin dhe salcën e kosit rreth e rrotull.

Lini një koment