Sugjerojmë:

Kotoleta me dy lloje djathrash dhe kunguj

Përbërësit për 6 kotoleta:
450 gr kungulleshka
100 gr djathë Scamorza
50 gr bukë e thekur e grirë
30 gr djathë grana për t’u grirë
Kripë, piper
Për mbështjelljen e kotoletave:
1 vezë
100 gr bukë e thekur e grirë

1.Hiquni ekstremitetet kungujve dhe grijini me rende në madhësinë mesatare. Kripini dhe lërini të qëndrojnë pak sa të nxjerrin ujin e tepërt.

2.Grini djathin Scarmoza dhe bashkojeni me kungujt të cilët i keni kulluar mirë. Nëse dëshironi shtoni pak arrë moskat të grirë, kripë e piper sipas dëshirës.

3.Shtojini përzierjes edhe djathin grana të grirë dhe përziejieni masën derisa të homogjenizohen përbërësit.

4.Krijoni më pas 6 kotoleta. Kalojini në vezën e rrahur e më pas në bukën e thekur të grirë.

5.Në një tigan ngrohni vajin e ullirit dhe skuqni kotoletat në zjarr të moderuar derisa të marrin ngjyrë kafe në sipërfaqe.

6.Servirini të ngrohta.

Lini një koment