Sugjerojmë:

Kotoletë qingji me parmixhano dhe rozmarinë

Ingredientët

  • 400 gr brinjë qingji
  • 30 gr djathë parmixhano
  • 3 feta bukë ((tulin))
  • Vaj hudhre
  • Majdanoz
  • Kopër
  • Rozmarinë
  • Kripë
  • Piper
  • vaj

Udhëzimet

1

Ndajeni në kotoleta brinjën e qengjit.

2

Marinojeni mishin 12 orë përpara me vaj, rozmarinë dhe kripë të zezë.

3

Pastaj merreni dhe skuqeni pak në tigan.

4

Hiqeni mishin dhe vëreni mënjanë.

5

Përgatitja e kores krokante:

6

Hidhni në grirëse tulin e bukës, vajin e hudhrave, parmixhanon, erëzat, kripën dhe piperin.

7

Grijini derisa të bëhet një masë homogjene.

8

Me këtë masë lyejini kotoletat dhe piqini në furrë për 15 minuta në temperaturën 170 gradë.

9

Pjata shoqërohet me tavë perimesh të përgatitur me domate, kunguj, speca jeshil, speca të kuq dhe trumzë.

Lini një koment