Sugjerojmë:

Krem anglez me karamel

Një ëmbëlsirë thjesht e shijshme, e servirur në një kupë dhe e shoqëruar me biskota. Kremi anglez me karamele është i thjeshtë për t’u përgatitur, shumë e ekonomik dhe gati në gjysmë ore pak a shumë.

Përbërësit:

  • 50 gr sheqer i bardhë
  • 200 gr sheqer kane
  • 3.5 dl qumësht i plotë
  • 6 të verdha vezësh
  • 250 ml pana ëmbëlsirash
  • Biskota
  • Gjysmë limoni
  • 1 shkop vaniljeje

Përgatitja:

Hidhni 200 gr sheqer në një tenxhere, shtoni 2-3 lugë ujë dhe disa pika limoni. Lëreni në zjarr derisa të përftoni një karamele me ngjyrë të artë. Prisni shkopin e vaniljes dhe hiqini farat.

Përgatisni kremin. Rrihni 6 të verdhat e vezëve me sheqerin e bardhë derisa të përftoni një përbërje kremoze, shtoni farat dhe shkopin e vaniljes, qumështin dhe përziejini.

Shtoni 250 ml pana tek karameli i përgatitur. Vendoseni tenxheren me kremin e të verdhave të vezëve në një banjëmari me pak ujë në vlim dhe shtoni ngadalë karamelin e përzier me pana.

Duke e përzier vazhdimisht me rrahëse vezësh, gatuajeni kremin për 10 minuta.

Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet krejtësisht dhe shërbejeni sipas dëshirës me biskota.

Lini një koment