Sugjerojmë:

Krem kafe: Aromë e fortë, shije delikate

3 gota kafe moka të përgatiutr
3 gota pana për ëmbëlsira
5 lugë sheqer
3 të verdha vezësh
4 biskota

1.Në një tenxhere, përzieni kafen me panën dhe 3 lugë sheqer. Gatuajini në banjëmari për 3 minuta duke i përzier vazhdimisht me një lugë druri, më pas shtoni të verdhat e vezëve të cilat i keni rrahur më parë me sheqerin e mbetur.

2.Vazhdoni edhe pak gatimin, gjithnjë duke e përzier me lugë druri në zjarr të ulët derisa kremi të trashet (kujdesuni që të mos marrë valë) për çerek ore.

3.Ndajeni kremin e kafesë në katër kupa qelqi, lëreni të ftohet dhe dekoroni çdo porcion me një biskotë ose kokrra kafeje të mbuluara me çokollatë.

Lini një koment