Sugjerojmë:

Krepa të kripur me qepë të njoma dhe djathë

Ingredientët

  • Për mbushjen:
  • 2 qepë të njoma
  • 250 gr djathë i tymosur i prerë në kubikë të vegjël
  • 3 patate
  • 500 ml pana
  • Parmixhano i grirë
  • Gjalpë
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Trumzë
  • Për brumin e krepave:
  • 500 ml qumësht
  • 3 vezë
  • 200 gr miell 00
  • Kripë

Udhëzimet

1

Përgatitja e krepave:

2

Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin.

3

I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi.

4

Shtojmë vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun.

5

I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen.

6

E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.

7

Përgatitja e mbushjes:

8

Pastrojmë qepët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij.

9

I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri.

10

Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël.

11

Hedhim 100 ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet.

12

Gjethet e qepeve që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen.

13

Pasi kanë kaluar 30 minuta, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj.

14

Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër.

15

Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi.

16

Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë djathi i tymosur, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e qepeve që përvëluam më parë.

17

I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë parmixhano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më parë në 180° për 15 minuta.

18

I shërbejmë menjëherë.

Lini një koment