Sugjerojmë:

Kripë e aromatizuar me erëza të ndryshme

Kjo stinë na lejon të përdorim shumë erëza të çmuara aromatike të cilat u japin shumë shije pjatave tona. Si thoni të përdorni mente, rozmarinë, borzilok e rigon për të përgatitur në shtëpi një kripë të mrekullueshme të aromatizuar? Një recetë e dobishme me kosto zero dhe një mënyrë për të reduktuar konsumin e kripës: mjafton pak fare për t’i bërë pjatat tuaja shumë të shijshme.

Përbërësit:

  • 300 gram kripë e ashpër (mundësisht bio)
  • Një degëz trumëz
  • gjethe menteje
  • gjethe manxurane
  • një degë rozmarinë
  • disa gjethe borzilok
  • rigon
  • majdanoz

Përgatitja:

  • Vendosni gjethet e erëzave në një letër furre pas i keni larë dhe thajini në 50 gradë për 20 minuta. Në këtë mënyrë do të jenë tharë dhe mund të përdoren menjëherë.
  • Vendosini të gjithë përbërësit në një mikser ose grirëse dhe grijini derisa të përftoni një kripë të aromatizuar.
  • Vendoseni kripën në një kavanoz me mbyllje hermetike.

Lini një koment