Sugjerojmë:

Kroketa bizelesh

Veshtiresia
Mesatare
Koha gatimit
10 minuta
Sugjerohet për:
4 persona
Kalori:
246
100 gr djathë i grirë
300 gr bizele
Vaj ulliri
Vaj kikiriku
1 lugë gjelle farash susami
1 vezë
Pak lëng limoni
2 lugë miell
Pak sallatë jeshile për dekor
Kripë, Piper

1.Pasi bizelet e ngrira të kenë shkrirë, ziejini për 10 minuta në një tenxhere me ujë të vluar të kripur. Kullojini dhe kalojini në procesorin e ushqimeve derisa të krijoni një pure. 2.Vendoseni purenë e bizeleve në një enë dhe shtoni vezën, djathin e grirë, miellin, farat e susamit, kripë e piper. Përziejini mirë derisa […]

1.Pasi bizelet e ngrira të kenë shkrirë, ziejini për 10 minuta në një tenxhere me ujë të vluar të kripur. Kullojini dhe kalojini në procesorin e ushqimeve derisa të krijoni një pure.

2.Vendoseni purenë e bizeleve në një enë dhe shtoni vezën, djathin e grirë, miellin, farat e susamit, kripë e piper. Përziejini mirë derisa të merrni një përbërje homogjene.

3.Lagni duart me ujë dhe formoni koketa në madhësinë e një arre. Nxehni vajin e kikirikut në një tigan dhe skuqni koketat. Kur të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe, kullojini dhe vendosini në një letër kuzhine t’u thithë vajin.

4.Në një tas të vogël krijoni një emulsion me vaj ulliri, kripë e lëng limoni.

5.Merrni pjatën ku do të shërbeni kroketat, vendosni sallatën jeshile, vendosni sipër kroketat dhe servirini të ngrohta duke iu hedhur salcën sipër.

Komento