Kujdes! Këto ushqime që hani përditë janë më të dëmshme se sheqeri

Persona të ndryshëm kanë koncepte të ndryshme në lidhje me të ushqyerit shëndetshëm dhe teksa ushqime të ndryshme kanë efekte të ndryshme në çdo organizëm, për disa në veçanti të gjithë bien dakord se janë të pashëndetshëm. Në këtë listë padyshim bën pjesë sheqeri. Por mesa duket ka dhe shumë ushqime të tjera që i gjejmë rëndom në kuzhinat tona që janë edhe më të dëmshme për ne se sheqeri.

Ëmbëlsuesit artificialë

Ëmbëlsuesit artificialë nuk përcjellin ndjesinë e ngopjes në tru, ndryshe nga sheqeri. Dhe duke qenë se truri nuk e percepton që nepsi juaj është përmbushur, ju do të vijoni të hani. Për më tepër, aspartami rrit urinë më shumë se glukoza, që është sheqer natyral.

Vajrat e hidrogjenuar

Nëse nuk është vaj ulliri, kokosi, bajameje apo nga një bimë tjetër specifike, atëherë nuk është e përshtatshme për konsum. Vaqjrat e hidrogjenuar përdoren kryesisht për skuqje dhe përveçse trupi ynë stërmundohet për t’i shpërbërë, lëndët e çliruara gjatë trejtjes janë praktikisht toksike.

Pijet energjike

Këto pije që kanë rreth 30 gram sheqer/kanaçe, ju heqin oreksin, ju dehidratojnë dhe ju prishin gjumin. Mund t’ju japin energji për momentin, por më vonë do t’ju lënë sikur t’ju kishin hequr bateritë.

Pijet me gaz

Përveçse çojnë drejt shtimit të shpejtë në peshë, pijet me gaz bëjnë që trupi të përthithë më pak përbërës të tjerë të shëndetshëm si kalciumi, çka përkthehet në dobësim të kockave.

Ngjyruesit e ushqimeve

Përbërësit në disa ngjyrues ushqimorë janë të lidhur me çrregullimet e përqëndrimit të fëmijët. Në disa shtete si Norvegjia, këta ngjyrues janë ndaluar.

Kokoshkat e mikrovalës

Në këto kokoshka ka një përbërës që përdoret si shtresë mbuluese dhe nga nxehtësia, shndërrohet në acid perfluorooctanoik. Ky acid lidhet me kancerin tek kafshët dhe në shumë raste tek njeriu.

Mishrat e procesuar

Mishrat e procesuar si proshuta dhe sallami rrisin me 42% shancet për t’u prekur nga sëmundjet kardiake.

Lini një koment