Sugjerojmë:

Kujdes! Konsumi i tepërt i kripës mund të përfundojë me infarkt në zemër

Veshtiresia
Koha gatimit
Sugjerohet për:
Kalori:

Lajmet e fundit pohojnë se një konsum i lartë kripe mund të dyfishojë rrezikun e infarktit të zemrës. Sidoqoftë, ky raportim bazohet në të dhëna të pabotuara shkencërisht.

Studimi shkencor

Studimi, i cili u prezantua në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në vitin 2017, shqyrtoi marrëdhëniet midis konsumit të kripës dhe rrezikut të zhvillimit të infarktit në 4,630 burra dhe gra të zgjedhura rastësisht, të moshës 25-64 vjeç.

Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor mbi sjelljet shëndetësore dhe disa të dhëna u morën në fillim të studimit, të tilla si pesha, gjatësia, presioni i gjakut, mostrat e gjakut dhe një analizë 24-orëshe e urinës. Pjesëmarrësit u ndanë në pesë grupe, bazuar në konsumin e kripës, të llogaritur nga nivelet e natriumit në mostrat e urines.

Pjesëmarrësit u ndoqën gjatë një periudhe 12-vjeçare për të përcaktuar incidencën e infarktit të zemrës.

Me kalimin e kohës, 121 pjesëmarrës pësuan një infarkt. Rezultatet tregojnë se me rritjen e konsumit të kripës, u rrit edhe rreziku i infarktit.

Megjithatë kjo nuk është një përgjigje përfundimtare pasi njerëzit mund të kenë ndryshuar stilin e jetës dhe zakonet dietike me kalimin e kohës, ata mund të kishin zvogëluar ose rritur nivelin e konsumit të kripës gjatë  kohës së studimit.

Të dhënat flasin dhe për faktorë të tjerë që ndikojnë në kalimin e një infarkti siç janë aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, statusi socio-ekonomik dhe faktorët e tjerë dietikë.

Komento